Arsyet pse duhemi të bëhemi vegjetarianë

Konsumimi global i mishit është rritur nga 50 milionë tonë në vit, në mbi 200 milionë tonë gjatë 50 viteve të fundit.

Lifestyle

24/03/2016 14:27

Kjo po shkakton probleme të mëdha shëndetësore dhe ambientore, transmeton lajmi.net. Ja disa arsye pse duhet të ndalojmë së ngrëni mish, apo të paktën ta zvogëlojmë sasinë që e konsumojmë.

Arsye shëndetësore

Rrezik më i vogël për kancer. Vegjetarianët kanë 25 deri 50% më pak mundësi të kenë kancer.

Rrezik më i vogël për sëmundje zemre. Studiuesit Dr. Dean Ornish dhe Dr Caldëell Esselstyn kanë një program që përfshin një dietë vegjetariane dhe që është një programet e pakta të cilat mund ta shërojnë sëmundjen e zemrës. Dieta vegjetariane redukton kolesterolin.

Kafshët e rritura në fabrika mbajnë sëmundje. Sipas FDA-së, mishi nga kafshët është burimi numër një i shumë sëmundjeve. Edhe me përdorimin e madh të pesticideve dhe antibiotikëve, rreth 60% e pulëve të shitura në supermarket janë të infektuara me bakterin e salmonelës.

Kafshët e rritura në fabrika përmbajnë kemikale toksike. Mishi përmban akumulime të pesticideve dhe kemikaleve të tjera të koncentruara 14 herë më shumë se ato në ushqimet bimore. Gjysma e antibiotikëve në SHBA përdorën në këto fabrika dhe 90% e tyre nuk përdoren për të trajtuar infeksione por për të promovuar rritjen jonatyrale.

Arsye mjedisore

Përdorim i pamjaftueshëm i agrikulturës. 70% e prodhimeve të grurit përdoret për ushqyerjen e kafshëve. Drithërat që përdoren për të ushqyer kafshët që të prodhojnë ssinë e mishit që njerëzit nëpër botë e hanë në një vit, mund të ushqejnë 7 njerëz për kohën e njejtë.

Ndotja e mjedisit. Rritja e kafshëve për ushqimët është ndotja më e madhe e ujit tonë të pijshëm. Mbetjet e kafshëve ndotin tokën dhe ujin e tokës në mënyrë të tmershme.

Shkatërrimi i vendbanimit natyral. Duhet shumë tokë që të rriten kafshët në ferma, më shumë se toka që për të rritut bimë, të cilat do na ofronin të njejtat vlera ushqimore, minus të dëmshmet që vijnë me ngrënien e mishit.

Të drejtat e kafshëve

Këto fabrika me kafshë janë të mbi-mbushura. Është aq turmë e madhe me kafshë aty, sa që ato nuk mund të lëvizin krahët ose të kthehen mbrapa.

Trajtohen si makineri. I jipen barëra dhe drogëra të ndryshme, i hanë mbetjet e veta dhe detyrohen të rriten sa më shpejt që është e mundur.

Nuk kemi nevoje t’i hamë kafshët! Shumica e njerëzve mendojnë që na duhet mishi për të mbijetuar, por në fakt kjo nuk është e vërtetë. Ne i hamë sepse duam t’i hamë.

Mund të merrni dietë totalisht të balancuar pa ngrënë mish. Të gjitha perimet përmbajnë proteinë dhe më shumë proteinë se që duhet është e pashëndetshme. Ushqimet vegjetariane nuk janë të mërzitshme. Pse të vazhdojmë të dëmtojmë ambientin, shëndetin tonë kur të gjitha këto vlera ushqyese (edhe më shumë), i marrim nga produktet bimore? Provojeni dietën vegjetariane. Trupi do ju falenderojë, dhe bota gjithashtu!/lajmi.net