Arsyet pse ai u nda nga ju

Një moment jeni të lumtur së bashku, në tjetrin moment fillon fjalimi \"nuk është deri tek ti, është tek unë\". Pse? Po i rendisim disa arsye më poshtë. 

Lifestyle

12/06/2014 19:49

Doni gjëra të ndryshme nga marrëdhënia

Keni dalur një natë me të dhe keni menduar se do të jetë vetëm për argëtim. Në ndërkohë, ndjenjat për njëri-tjetrin kanë filluar të rriten. Duke kaluar më shumë kohë së bashku, mësoni më shumë gjëra për njëri-tjetrin. Ai është i martuar e ju po kënaqeni me vetëm disa momente me të. Ose ai kërkon akoma kohë që ta harrojë \”ish-in\” e tij, kurse ju kërkoni që të filloni të banoni së bashku. Cilado që të jenë rrethanat, një mospërshtatje në këtë aspekt është prej faktorëve kyç që dërgon në ndarje.

Keni pikëpamje të ndryshme për jetën

Shpesh, femrat mendojnë se lidhja me një djal më të vjetër është gjë e mirë. Megjithatë, kjo mund të jetë edhe një \”recetë për shkatërrim\”. Djaloshi më i vjetër tashmë do të jetë rehatuar në jetë, përderisa vajza do të jetë duke menduar akoma se çfarë do të bëjë me jetën, si do të përcaktohet për të ardhmen dhe të ngjashme. Dallimi në moshë mund të jetë arsyeja pse keni pikëpamje të ndryshme jo vetëm për jetën, por edhe për lidhjen si të tillë. P.sh. ai mund të ketë përjetuar më shumë gjëra që ju akoma nuk i keni përjetuar, si psh të keni famijë, të jetoni së bashku etj. Nëse jeni në \”pika\” të ndryshme dhe nuk mund të i bashkoni këto pika, eventualisht do të ndaheni.

Një person po ec shumë shpejt

Ka situata kur një femër ec aq shpejtë në lidhje sa e frikëson partnerin e saj. P.sh. të hyjë fshehtas dhe lirshëm në banesë pas vetëm 2 muaj lidhje. Zakonisht, kërkohet kohë që partnerët të diskutojnë mes vete dhe të vendosin se kur është momenti i duhur për hapin e ardhshëm. Këto gjëra nuk janë të mira për një lidhje. Nëse një person ec me hapa shumë të shpejtë, e tjeri heziton, nga frika mund të tërhiqet.

Mungesa e besimit 

Një shkas i njohur tashmë. Ka shumë arsye që qojnë në mungesë të besimit. Me \”trauma\” nga lidhjet e shkuara, me \”hile\” të \”çastit\” etj. një person mund ta rrezikojë seriozisht lidhjen. Në momentin që thyhet besimi apo nuk zvhillohet asnjëherë, është pothuajse e pamundur që të rikuperohemi nga ai. 

Afera emocionale

Asnjëri nuk ka tradhtuar fizikisht, por një nga ju ka pasur aferë emocionale. Kjo ndodh kur njëri nga ju, apo të dytë, keni filluar të flirtoni me dikë tjetër, të pini kafe të gjata, të shkoni në palestër së bashku, dhe eventualisht të e keni zëvendësuar me partnerin. Edhe nëse ai akoma kalon kohë me ju e seksi është akoma fantastik, fakti që ai vazhdimisht mendon për një femër tjetër nuk është një gjë aspak e mirë. Ky është një fakt i pastër se ai ju ka \”tradhëtuar emocionalisht\”.