Arsyet për të mos iu kthyer ish të dashurit

Ndodh shpesh që një çift të ndahet, të ribashkohet dhe të ndahet përsëri. Kjo ndodh sepse ata nuk e kanë kuptuar se problemet mes tyre janë të pakalueshme dhe se lidhja e tyre nuk ka shpëtim.

Lifestyle

14/11/2015 23:47

Ja disa raste kur ribashkimi është vetëm humbje kohe:

Lidhja juaj ishte toksike. Është e qartë se nëse i ktheheni sërish dikujt që ju nënçmonte, ju thërriste në emra, shmangej nga detyrimet e lidhjes dhe shpesh “zhdukej”, nuk është ide e mirë. Pas dhimbjes së ndarjes dhe bezdisjes e të qenit beqare, është lehtë të rrëshqitni në mendime dhe të kujtoni vetëm momentet e mira që kishit. Mirëpo mbani mend, nuk mund të pranoni vetëm gjysmën e mirë të tij, me të mirën vjen edhe e keqja- dhe askush nuk duhet të përballet me një të keqe të tillë.

Nuk mund t`i besoni. Qofshin edhe gënjeshtrat e vogla të parrezikshme, ju ngjallet një ndjenjë se jeni në lidhje me një tërësisht të huaj i cili mund të ketë shkatërruar besimin tuaj edhe në mënyra ekstreme sikurse tradhtia. Ajo që ka rëndësi është se lidhja juaj e re do të përfshihet nga mosbesimi i cili sjell pasiguri, ankth dhe dëshpërim. Prisni për dikë që e meriton besimin tuaj e jo dikë që nuk e vlerësonte atë.

Keni mospërputhje në prioritete. Ish i dashuri juaj ishte perfekt përveç se nuk përputheshit në çështje të rëndësishme. Ai dëshironte fëmijë ndërsa ju nuk ndjeheni e gatshme, apo ju jeni religjioze ndërsa ai ishte një ateist. Partneri perfekt nuk ekziston mirëpo sinkronizimi i qëllimeve dhe vlerave është kyç për ekzistimin e një lidhjeje. /gazetaexpress