Arsyet e forta që mund ta bindin Neymarin për të kaluar te PSG

Saga për të ardhmen e Neymar duket se do të vazhdojë deri në fund të këtij afati kalimtar.

Sport

24/07/2017 23:14

Në numrin e kësaj jave, ‘France Football’ ka shkruar për arsyet se pse Neymar mund të vendos për largim nga Barcelona, për t’u transferuar në Francë te PSG.

Në njërin prej shkaqeve kryesore përmendet Messi.

Neymar vazhdon të mbetet hije e tij te Barcelona, dhe të PSG, mund të udhëheq një projekt të ri si lider i padiskutueshëm.

Të qenit hije e Messit, Neymarin sipas ‘France Football’ po e penalizon edhe në garën për Topin e Artë, trofe të cilin e ëndërron për ta fituar.

Arsye për kalimin te PSG, mund të jetë edhe një ofertë ‘galaktike’ për të. 24 vjeçari do të përfitonte 30 milionë euro në vit.

E arsyeja e fundit, është numri i madh i brazilianëve që gjenden te skuadra franceze./Lajmi.net/