Arsyeja se përse studentët po protestojnë sot pa zë

Studentët kanë zgjedhur që sot të protestojnë në ditën e tetë të protestës te Ministia e Arsimit dhe para Kryeministrisë.

Lajme

12/12/2018 15:31

Ndryshe nga ditët e tjera, ata po protestojnë pa megafon, por në heshtje. Sipas tyre, sot është dita që ata të presin qeveritarët të flasin. Veç saj, një tjetër arsye e heshtjes, është dhe për të mos lënë militantët e partive të flasin.

“Asnjë megafon nesër në protestë! Asnjë militant partie nesër nuk do të ketë mundësinë që të flasë! Nuk ka ngelur asgjë për t’u thënë, veç pranimi i kërkesave nga ana e tyre”, shkruajnë studentët në rrjetet sociale.