Arsyeja që e shtyu Bonuccin të bëhej mbrojtës

Leonardo Bonucci kishte një arsye për t’u bërë mbrojtës.

Sport

23/07/2017 14:12

Transferimi më sensacional i kësaj vere, ka sqaruar arsyen se pse vendosi të bëhej mbrojtës.

Bonucci që nga Juventusi u transferua te Milani për 40 milionë euro, ka deklaruar se Alessandro Nesta ka qenë idhulli i tij, gjë që e shtyu edhe të bëhej mbrojtës në futboll.

“Lojtarët që kanë luajtur për Milanin kur isha fëmijë janë legjenda, për ato çka fituan e çka i dhanë futbollit”, ka deklaruar Bonucci për ‘Milan TV’, përcjell ‘Football Italia’.

“Pastaj, kur u bëra pak më i madh, Nesta u bë idhulli im dhe unë doja të bëhesha mbrojtës”./Lajmi.net/