Arsyeja pse na duket gjithmonë që po zgjohemi pak para një ëndrre të mirë

Siç duket çdoherë kur ne shohim një ëndërr të mirë zgjohemi, andaj ka një sqarim për këtë.

Lifestyle

03/08/2016 08:01

Gjersa jeni duke parë një ëndërr të veçantë dhe të këndshme, papritur zgjoheni. Pak para pjesës më të mirë.

Ndërsa kjo aftësi për t’u zgjuar para ‘ pjesës më të mirë ‘ të një ëndrre është një lehtësim, nëse ajo ëndërr është më shumë një makth, mund të jetë tepër frustruese që një ëndërr e mirë të mos arrijë përfundimin e saj.

Këto lloje të ëndrrave janë të njohura si ëndrrat e ‘kthjellëta’ , d.m.th ato që jemi të vetëdijshëm se jemi duke i pasur edhe kur jemi në gjumë (për këtë arsye edhe i mbani në mend).

Në ëndrrat e kthjellëta, ëndërrimtari mund të ushtrojë një kontroll mbi atë që ndodh, karakteret e tjera në ëndërr dhe mjedisin në të cilin po ëndërron.

Por pse ne zgjohemi gati gjithmonë para fundit të një ëndrre të mirë?

Së pari, ne ëndërrojmë gjatë gjumit, kështu që zgjimi ‘gjatë’ ëndërrimit të saj është i pa evitueshëm, pavarësisht asaj se çfarë ëndrre po shohim.

Ekziston faza REM dhe NREM, dhe kjo është arsyeja nëse ne zgjoheni para kulmit të një ëndrre apo vetëm mendojmë se jemi zgjuar.

” Faza përfundimtare e REM ( lëvizja e shpejtë e syve ) gjumit, zakonisht ëndrra para se të zgjohemi është më e gjatë.”

Kjo është arsyeja pse disa ëndrra mund të duken shumë më reale se të tjerat.

“Megjithatë, ëndrrat mund të ndodhin  gjatë gjithë cikleve të REM-it, dhe ka dëshmi se ëndrrat mund të ndodhin edhe në fazën NREM ( ose lëvizja jo e shpejtë e syve ). ”

Prandaj, ndërkohë që ne ende mund të jemi duke ëndërruar gjatë fazës NREM, mendja dhe trupi ynë janë më të relaksuar, prandaj ne zakonisht nuk kemi ” kujtesë ” të kësaj faze.

“Pra, nëse ju do të zgjoheni pas fazës NREM të gjumit, ju mund të mbani mend ëndrrën tuaj të fundit ( nga faza juaj e fundit REM ), sikur sapo të kishte të ndodhur. “