Arsyeja pse Julia Roberts ka shkuar këmbëzbathur në tepihun e kuq në Kanë (FOTO)

Julia Roberts në premierën e filmit të saj të ri “Money Monster”, e cila ka luajtur rolin së bashku me Goerge Clooney, është paraqitur e përkryer me pamjen e saj – përveç një detaji të dukshëm. Ajo ka veshur një fustan të zi luksoz nga Armani, por një gjë i ka munguar asaj – këpucët e saj.

ShowBiz

26/05/2016 12:52

A thua vallë këpucët e saj kanë qenë të papërshtatshme për të ngjitur shkallët, është bërë fjalë për ndonjë shaka apo ndonjë arsye më e madhe?

Vanity Fair ka spekuluar në lidhje me vendimin e saj për të ecur këmbëzbathur duke e ndërlidhur me incidentin e vitit të kaluar, kur një grup i femrave kanë tentuar të hyjnë, por nuk iu është mundësuar hyrja për shkak se nuk kishin të veshur take të larta…

Grupa e femrave rreth 50 vjeçare në paraqitjen e filmit “Carol”, është shfaqur me këpucë pa take, gjë që ky penalizim nuk i ka lejuar të shohin filmin. Screen Daily raporton se festivali ka refuzuar të komentojë mbi gjithë situatëne krijuar, por ato konfirmojnë se është “detyrim për të gjitha femrat që kalojnë në tapetin e kuq të veshin take të larta”.

Lexoni edhe këtë:   Sirup natyral kundër kollit, i cili me të vërtetë ndikon

Nuk është hera e parë që Julia Roberts ka hequr këpucët e saj gjatë ndonjë evenimenti të rëndësishëm. Në vitin 1993, në dasmën e këngëtares Lyle Lovett ajo ishte këmbëzbathur.

julia-roberte-kane-zbathur-1

Aktorja është e njohur për rrezistencën e saj përmes roleve të imponuara gjinore. Në vitin 1999, në premierën e filmit “Notting Hill” është shfaqur me nënsqetulla të pa depiluara – gjë që ishte shumë tronditëse për një femër në atë kohë. Për këtë arsye, besojmë se Julia Roberts hoqi këpucët e saj për qëllime shumë të rëndësishme, se sa nga sikleti apo mos përshtatja e takeve të larta.

Edhe këmbëzbathur, ajo ka ndërmarr një hap të madh për femrat në mbarë botën!/femra.net