Arsyeja përse kjo foto është bërë virale në rrjet do t’ju përlotë

Pasi Gloria dhe Steve Kimmel humbën vogëlushin e tyre 14 muajsh nga një atrofi muskulare e shtyllës kurrizore në vitin 2015, ata vendosën të bënin tatuazhe të ngjashme në kujtim të të voglit.

Fun

21/09/2017 14:36

Krahët e ëngjëllit do t’i kujtonin prindërve të rinj se një ëngjëll i shikonte nga lart. Pas dy vitesh , Gloria i dha jetë një vajze të shëndetshme dhe për të mbajtur gjallë kujtimin e djalit të parë ajo realizoi një set që u bë menjëherë viral në rrjet.

“Meqë djali nuk mund të ishte fizikisht me ne, vendosëm që dhe ai të përfshihej në setin fotografik të vajzës duke e mbështjellë atë me krahët e engjëllit tonë të vogël” është shprehur nëna e re.

“Ai ishte gjysma e secilit prej nesh”, tha Gloria. “Pra, secili prej nesh ka një nga krahët e tij. Ai ishte engjëlli që na bashkoi edhe me shume, kur ishim aq të humbur pa të”. /Lajmi.net/