Arsyeja përse duhet ta lini çajin të ftohet përpara se ta pini

Një gotë çaji e ngrohtë në këto ditë të ftohta dimri jo vetëm që të shijon, por është ndonjëherë edhe e nevojshme.

Lifestyle

13/02/2018 18:41

Megjithatë, sipas një studimi të fundit, çaji i nxehtë rrit mundësitë për t’u prekur nga kanceri i ezofagut. Ky lloj kanceri shkaktohet zakonisht nga dëmtimi i vazhdueshëm i ezofagut si pasojë e konsumimit të cigareve, alkoolit dhe lëngjeve të nxehta.

“?aji i nxehtë mbi temperaturën 65 gradë celcius, kontribuon në shfaqjen e këtij kanceri, kur shoqërohet edhe nga pirja e cigareve e alkoolit”, është shprehur për “Telegraph” profesori i departamentit të epidemologjisë dhe biostatistikës në Universitetin Peking, Jun Lv.

Gjithashtu, nëpërmjet këtij studimi janë zbuluar edhe normat e lejueshme të pirjes së alkoolit apo duhanit, që të mos kalohet në rrezik për shfaqjen e kancerit të ezofagut. Sipas këtij rezultati, konsum i tepërt cilësohet pirja e 20ml ose më shumë alkool në ditë që barazohet me një gotë birre 350 ml dhe pirja e një a më shumë cigareve në ditë.

Kështu, pirja e lëngjeve shumë të nxehta e bën ezofagun e një njeriu më të dobët ndaj agjenteve kancerogjenë si alkooli dhe duhani, prandaj mjekët rekomandojnë që të lihet pak çaji për të ftohur përpara se ta pini.