Arsyeja emocionale që shtyu Pizarron të nënshkruajë për herë të pestë me Werder Bremen – Lajmi.net
Arsyeja emocionale që shtyu Pizarron të nënshkruajë për herë të pestë me Werder Bremen
Autori: Lajmi.net BundesligaLajme futbolliMerkatoSport 16:55, 29 July 2018
Claudio Pizarro sezonin e ardhshëm do të jetë sërish pjesë e Bundesligës, duke veshur fanellën e Werder Bremen.

Sulmuesi peruan do të luajë një tjetër sezon në Bremen, për të cilën skuadër nënshkruan për herë të pestë gjatë karrierës së tij.

39 vjeçari që po ashtu ka veshur edhe fanellën e Chelsea dhe Bayern Munich, ka vendosur të rikthehet te Bremen në moshën 39 vjeçare, për t’i dhënë fund karrierës si futbollist.

“Në javët e fundit kemi qenë duke folur me Claudion, ai dhe ne kemi shprehur dëshirën e përfundimit të karrierës së tij në ‘Weserstadion’”, ka thënë drejtori sportiv, Frank Baumann.

“Jam shumë i lumtur që kam një mundësi tjetër të jem këtu, dua ta përfundoj karrierën time në këtë klub, në të cilin fillova aventurën në Evropë”, ka deklaruar Pizarro.

Pizarro për herë të parë Werder Bremes iu bashkua në vitin 1999,  ndërsa në 19 vite karrierë në Evropë, kjo do të jetë hera e pestë që nënshkruan për skuadrën në të cilën paraqitet edhe Milot Rashica./Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO