Arsyeja e vërtetë e largimit të Zidane nga Real Madrid

Zinedine Zidane kishte disa arsye për vendimin e ndarjes nga skuadra e njohur nga Santiago Bernabeu.

Sport

01/06/2018 10:07

Zinedine Zidane u largua nga posti i trajnerit të Real Madridit.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se francezi kishte disa arsye për vendimin e ndarjes nga skuadra e njohur nga Santiago Bernabeu.

Zidane kishte mospajtime me presidentin Florentino Perez në lidhje me disa përforcime përfshirë mos-ardhjen e portierit Kepa Arrizabalaga, përcjell “lajmi.net”.

Po ashtu, ai ishte i pakënaqur edhe me statusin e birit të tij, Luca.

Zidane vendosi të largohet nga detyra duke kërkuar një sfidë të re. /Lajmi.net/