Arsyeja dhe fundi i varfërisë

Rritja e përgjithshme ekonomike është me rëndësi, por të varfërit duhet të mos presin që t’ju vijnë përfitimet nga lart; me politikat e duhura kundër varfërisë, qeveritë mund të inkurajojnë rritje nga baza gjithashtu.

Opinion

14/10/2013 05:34

Banka Botërore i ka vendosur dy synime të reja për vetveten: t’i japin fund varfërisë ekstreme dhe kronike në botë deri më 2030, dhe të promovojnë begatinë e përbashkët, e përkufizuar në termat e progresit të 40% të njerëzve më të varfër të popullatës në secilën shoqëri. Tash që Grupi i Hapur Punues mbi Synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka mbështetur targetin e Bankës kundër varfërisë, debati për arritjen e kësaj ngrit një pyetje të vjetër: A do të shpërndahen përfitimet e rritjes ekonomike në vete, duke i mberritur të gjithë, apo a do të kemi nevojë për politika të targetuar të rishpërndarjes?

Shumë njerëz mbesin në kampin “vetëm-rritje”, veçanërisht për shkak të një gabimi në arsyetimin deduktiv; por, ndryshe nga ideologët e përkushtuar, ata mund të lëvizin nga qëndrimi i tyre. Kjo është arsyeja pse synimi i dytë i Bankës Botërore, për promovimin e begatisë së përbashkët, është i rëndësishëm jo thjesht në vete, por si plotësim esencial i synimit për t’i dhënë varfërisë.

Duke kuptuar se pak nga varfëria e “fërkimit” do të vazhdojë në mënyrë të pashmangshme për dy dekadat e ardhshme, targeti formal i Bankës Botërore është që të ulët përqindja e njerëzve që jetojnë nën vijën e varfërisë – e përkufizuar si konsumi ditor të më pak se $1.25 (në terma të barazisë së fuqisë blerëse) për person – deri në më pak se 3%.

Hulumtimet e Bankës Botërore parashikojnë se nëse të gjitha shtetet rritën në kurse të njëjta, ashtu si në 20 vitet e fundit, pa ndryshim në shpërndarjen e të ardhurave, varfëria botërore do të bie për 7.7% deri më 2030, nga 17.7% në 2010. Në rast se rritën më shpejt, në bazë të kurseve mesatare që u regjistruan në vitet e 2000’ta, niveli i varfërisë do të bie në 5.5%.

Këto shifra tregojnë se rritja në vete ka pak gjasa që të arrijë targetin e 3%. Por kjo është thjesht një supozim. Ndokush mund të argumentojë që ne megjithatë duhet të mbështetëmi në rritje dhe thjesht të miratojmë masa që inkurajojnë më shumë rritje.

Në një punim të ri shkencor, David Dollar, Tatjana Kleineberg, dhe Aart Kraay analizojnë empirikisht marrëdhëniën në mes të rritjes dhe varfërisë. Studimi i tyre gjithpërfshirës mbështetët në të dhëna sondazhi nga 118 shtete dhe arrijnë në një përfundim të qartë: shumica e çrrënjosjes së varfërisë që ndodhi në dekadat e fundit u arrit nga rritja e përgjithshme në të ardhurat e ekonomive. Më hollësisht, 77% të dallimeve ndërshtetërore në rritjen në të ardhura të 40% të njerëzve më të varfër të popullatës pasqyron dallimet në rritjen mesatare në të ardhura.

Gjetje si kjo bëjnë që shumë njerëz të bindën që çrrënjosja e varfërisë kërkon që ne të mbështetëmi në rritjen e përgjithshme, dhe që ndërhyrje të drejtëpërdrejta qeveritare në politika kanë pak merita. Por ky është një përfundim i gabuar, që ilustron një gabim logjik.

Për të mësuar më shumë, le të supozojmë se në 1930 një ekonomist bëri studimin empirik e shërimit të sëmundjeve infektive, dhe, nga analiza e shumë të dhënave nga vite të mëhershme, ka gjetur se 98% të të gjitha sëmundjeve të trajtueshme u shëruan nga ilaçe jo-antibiotike – “tradicines” në anglisht, që përfshijnë të gjitha ilaçet tradicionale të shumë shkollave. Ky përfundim ka shumë gjasa që të ishte valide, për shkak se përdorimi i antiobiotikëve para vitit 1930 – vetëm dy vjet pasi që Alexander Fleming ka shpikur penicilinën dhe vite para se të ishte krejtësisht i përdorshëm si shërim – ishte i rrallë dhe shpeshherë i paqëllimshëm.

Por, tash le të supozojmë që ekonomisti vazhdon të argumentojë se, si pasojë, do të ishte budallëk që pacientëve t’u jepet penicilina, sepse ne e dijmë se 98% të të gjitha sëmundjeve të trajtueshme u shëruan nga tradicinat, dhe penicilina nuk është tradicinë. Ky është deduksion i gabuar, bazuar në të dhëna që nuk ekzistojnë. Ajo që tregoi studimi i ekonomistit në vitin 1930 është që tradicinat përbënin 98% të rasteve që u trajtuan në mënyrë të suksesshme. Nuk tregon se penicilina nuk funksionon.

Ky është një gabim i zakonshëm. Ne shpeshherë dëgjojmë pohime sikur, “Ne duhet të mbështetëmi në sektorin privat për të krijuar vende pune, sepse studimet tregojnë se 90% të vendeve të punës në të kaluaren u krijuan nga sektori privat”. Nëse ne do të pranonim këtë arsyetim, ne do të duhej që të pranonim pohimin e një hulumtuesi sovjetik në fund të viteve 1980’ta që ne duhet të mbështetëmi në shtetin për të krijuar vende pune, sepse 90% të vendeve të punës në të kaluaren u krijuan nga shteti.

Mbi krijimin e vendeve të punës, ka teori dhe të dhëna që mbështesin përfundimin që sektori privat është shtytësi kryesor i zgjerimit të qëndrueshëm (gjë që nuk refuzon idenë që mund të ketë hapësirë që të adaptohen politikat publike për të bërë sektorin privat me miqësor ndaj punësimit). Por, mbi çrrenjosjen e varfërisë, teoria dhe të dhënat tregojnë se ndërhyrjet në politika, kur dizajnohen me mjeshtëri, mund të luajnë rol të rëndësishëm – si antibiotikët e kohës sonë.

Në Indi, qeveria me dekada është përpjekur që t’i jep të varfërve ushqim të lirë. Analiza e kostos dhe përfitimeve ka bërë që shumë të shpallin atë politikë si të dështuar. Por faji qëndron me metodën e programit, e cila do të varëj në shtetin për të mbledhur ushqime nga bujqit dhe për t’ua shpërndarë të varfërve. Afër 45% të ushqimit nga drithërat zhdukët në këtë proces. Por, kjo nënkupton që humbjet e programit duhet të riparohen, dhe jo që e gjithë skema duhet të braktisët. Një partneritet publiko-privat, i dizajnuar në mënyrë të kujdesshme – në të cilën shteti u jep të varfërve subvencion të drejtëpërdrejtë, që ua mundëson atyre blerjen e ushqimit nga bujq dhe tregtarë privatë – do të ishte i mirë për të gjithë.

Është e qartë, kur të varfërit kanë më shumë ushqim (dhe ushqim më të shëndoshë), dieta u përmirësohet; kur njerëzit e ushqyer mirë shkojnë në shkollë, ata bëhen më shumë produktiv; e njëjta vlen për shërbimet shëndetësore. Rritja e përgjithshme ekonomike është me rëndësi, por të varfërit duhet të mos presin që t’ju vijnë përfitimet nga lart; me politikat e duhura kundër varfërisë, qeveritë mund të inkurajojnë rritje nga baza gjithashtu.

 Përktheu D.G.

Kaushik Basu, Kryekonomist dhe Zevëndës President i Lartë i Bankës Botërore, është në largim me leje nga Cornell University, ku është Profesor i Ekonomisë.

(Të drejtat autoriale: Project Syndicate 2013,
 www.project-syndicate.orglajmi.net është anëtare e rrjetit të Project Syndicate.)