Arsyeja banale që e detyron Osasunën të paraqitet me fanella të reja kundër Barcës

Barcelona e ka vënë në presion Real Madridin, me fitoren 3:2 në ‘El Clasico’.

Sport

24/04/2017 19:28

Tani të dy skuadrat duhet të jenë të përqendruara në maksimum, deri në fund të sezonit, ku ajo skuadër që bën më pak gabime, në fund edhe do të dal triumfuese.

Pas fitores ndaj Realit, Barcelonën e pret punë e lehtë në Camp Nou, ku përballet me skuadrën e fundit në tabelë, Osasunën.

Edhe pse kjo ndeshje dukej rutinë, në fakt pak ditë para zhvillimit të saj, ajo ndeshje ka marrë vëmendjen.

Jemi mësuar se në fund të sezonit, skuadrat të promovojnë fanella të reja, por të bëhet në këtë fazë, ka qenë diçka e paimagjinueshme.

E Osasuna ndaj Barcelonës, do të hyjë me fanella të reja në fushë, të cilat janë bërë si pjesë e një fushate të reklamave nga sponsori i tyre./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy