Arsye befasuese pse jeni të lodhur

Ato shenjat që i përdorni në dhoma të hoteleve “Mos pengoni”, shumë shpesh do të dëshironit t’i vendosni edhe në derën e zyrës suaj. Pengesa që ju behët në zyrë, mund t’ju shkaktojë shumë stres, sipas një studimi të ri që është bërë tani. Këtu mund t’i lexoni disa shembuj që ju bëjnë t’i merrni…

Lifestyle

28/10/2013 12:36

Ato shenjat që i përdorni në dhoma të hoteleve “Mos pengoni”, shumë shpesh do të dëshironit t’i vendosni edhe në derën e zyrës suaj.

Pengesa që ju behët në zyrë, mund t’ju shkaktojë shumë stres, sipas një studimi të ri që është bërë tani.

Këtu mund t’i lexoni disa shembuj që ju bëjnë t’i merrni gjërat nën kontroll dhe të mos keni stres nga puna.

Rregulloni lajmërimet tuaja: Është e pamundur që mos ta kontrollin emailin tuaj, pasi ta dëgjoni zilen kur ai arritur në inbox. Për të mos qenë shumë të vëmendshëm ndaj gjërave të vogla që ju shkaktojnë stres, atëherë vendoseni telefonin tuaj në vibrim. Duke vepruar kështu, ju do të jeni në gjende  t’i merrni parasysh vetëm emailat e rëndësishëm. Kështu, keni më pak stres dhe mund të menaxhoni çdo gjë më lehtë.

Bëjeni një orar për ata që ju ndërpresin: Ju kujtohet se si kanë vepruar profesorët gjatë orarit të punës? Ajo është një strategji e mirë që duhet ndjekur, që të caktoni një kohë të veçantë për njerëzit që duan të flasin me ju. Kjo është një mënyrë më e mirë, që askush të mos e ndërpresë punën tuaj në mes. Pyetni punëtorët ose kolegët nëse kanë nevojë për diçka para se të filloni projektin e madh që e keni për detyrë.

Përdorni dëgjueset: Kur kolegët tuaj të punës fillojnë të bisedojnë dhe argumentojnë, e vetmja gjë që mund të bëni është të përdorni dëgjueset dhe të rritni zërin e asaj që dëgjoni, sa më shumë.   Përderisa jeni më dëgjuese në vesh, kolegët do të mendojnë dy herë për t’ju pyetur diçka. Dhe, gjithashtu, ju kursen nga biseda e disa kolegëve në lidhje me futbollin.

Dëgjoni muzikë: A mund të punoni përderisa dëgjoni muzikë? Një muzikë e lehtë, ose edhe muzika me volum të ulët, mund t’ju shpëtojë nga pengesa që ju bëjnë kolegët.