Arsenalit, Chelseat dhe Realit mund t’u ndalohen transferimet

Arsenali dhe Chelsea mund të jenë në grupin e skuadrave që do t’u ndalohen transferimet nga FIFA për shkak të rekrutimit të lojtarëve nën 18 vjeç – bën të ditur AS.

Sport

30/11/2015 11:33

Spekulohet se dy klubet e përmendura angleze, së bashku me Real Madridin dhe Atletico Madridin, kanë vepruar ngjashëm dhe mund t’u ndalohet pjesëmarrja në tregun e transferimeve, në rast se hetimet e mëtutjeshme dëshmojnë për veprime të paligjshme.

Në këtë listë bëjnë pjesë edhe disa klube të tjera gjermane dhe italiane.

Kampioni evropian, Barcelona, është duke e vuajtur dënimin deri në janar, pasi u gjet fajtor për rekrutimin ilegal të minorenëve.

Mundo Deportivo ka raportuar së fundmi se Realin e pret fat i njëjtë me katalunasit dhe Mbretërve do t’u ndalohen transferimet për një periudhë njëvjeçare./Telegrafi