Arsenali të shpenzojë 62 milionë për Hamsik dhe Destro

Skuadra e Arsenalit si duket dëshiron të bëj transferime bombastike, pasi do të shpenzojë 62 milionë euro për transferimin e Hamsik dhe Destros.

Sport

15/12/2014 23:33

të shpenzojë 62 milionë euro për transferimin e Hamsik dhe Destros.

Siç raporton e përditshmja angleze, Daily Star, mësojmë se Gunnersat janë gati të shpenzojnë 50 milionë funte ose 62 milionë euro, për të transferuar Hamsikun dhe Destron.

Joel Campbell dhe Lukas Podolski pritet që të largohen nga Arsenali gjatë janarit, pasi nuk po luajnë shumë minuta te kjo skuadër.

Dhe, gunnersat kanë gjetur menjëherë zëvendësuesit e tyre, që janë dy yjet e Serie A.

Transferimi i Marek Hamsikut dhe i Mattia Destros gjatë janarit, skuadrës së Arsenalit do ti kushtojë plotë 62 milionë euro.