Arsenali, sigurt drejt Top 4

Arsenali ka marshuar drejt pozitës që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Klubi londinez e mposhti Hull Cityn, për ta përforcuar pozitën e katërt.

Sport

20/04/2014 18:00

Arsenali po shkon sigurt drejt një vendi që çon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Ekipi londinez ia doli ta mposht pa problem në udhëtim Hull Cityn me rezultat 3:0, për ta përforcuar pozitën e katërt në tabelë.

Lukas Podolski ka realizuar dy gola, në minutat 45 e 54, ndërsa serinë e golave e hapi Aaron Ramsey, në minutën e 31-të.

Pas 35 xhirosh të zhvilluara në Premierligë, ‘Topçinjtë’ gjenden në pozitën e katërt në tabelë me 70 pikë të grumbulluara, katër më shumë se Evertoni, i cili megjithatë e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.