Arsenali shkel Sunderlandin

Arsenali shënoi fitore të thellë me rezultat 4:1 ndaj Sunderlandit duke ruajtur disavantazhin prej një pike më pak se lideri Chelsea. Skuadra e menaxherit Arsene Wenger reagoi furishëm pas disfatës nga Bayern Munich në mesjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve duke mposhtur pa problem Sunderlandin. Olivier Giroud shënoi dy gola brenda gjysmë ore lojë,…

Sport

22/02/2014 16:53

Arsenali shënoi fitore të thellë me rezultat 4:1 ndaj Sunderlandit duke ruajtur disavantazhin prej një pike më pak se lideri Chelsea.

Skuadra e menaxherit Arsene Wenger reagoi furishëm pas disfatës nga Bayern Munich në mesjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve duke mposhtur pa problem Sunderlandin.

Olivier Giroud shënoi dy gola brenda gjysmë ore lojë, para se Tomas Rosicky të shtonte një tjetër pak para përfundimit të pjesës së parë.

Në listën e golashënuesve u regjistrua edhe qendërmbrojtësi Laurent Koscielny, që shënoi në minutën e 57’të.

Kurse, golin e ngushëllimit për mysafirët e realizoi mesfushori italian Emanuele Giaccherini, dhjetë minuta para përfundimit të takimit.

Në ndeshjet tjera, Manchester City mposhti Stoke Cityn me rezultat 1:0, me golin e mesfushorit Yaya Toure. Citizens gjenden në pozitën e tretë, tri pikë prapa Chelseas, por kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Rezultatet:

Arsenal – Sunderland 4:1

Cardiff – Hull City 0:4

Man City – Stoke City 1:0

WBA – Fulham 1:1

West Ham – Southampton 3:1