Arsenali shkel Coventryn

Arsenali fitoi bindshëm kundër Coventry Cityt me rezultat 4:0 dhe kaloi në rrethin e pestë të FA Cup. Në duelin e dominuar nga vendasit, skuadra e Arsene Wengerit asnjëherë nuk e vuri në dyshim rezultatin e takimit dhe fitoi me plot meritë. Lukas Podolski realizoi dy herë pas pak më pak se gjysmë ore lojë…

Sport

24/01/2014 21:15

Arsenali fitoi bindshëm kundër Coventry Cityt me rezultat 4:0 dhe kaloi në rrethin e pestë të FA Cup.

Në duelin e dominuar nga vendasit, skuadra e Arsene Wengerit asnjëherë nuk e vuri në dyshim rezultatin e takimit dhe fitoi me plot meritë.

Lukas Podolski realizoi dy herë pas pak më pak se gjysmë ore lojë duke e vendosur Arsenalin në kontroll të plotë të ballafaqimit.

Kurse, për shënime të tjera u desh të presim pesë minutat e fundit të takimit kur sulmuesi tjetër Olivir Giroud realizoi golin e tretë për Arsenalin, para se krejt në fund mesfushori Santi Cazorla të vendoste epilogun përfundimtar të ndeshjes.