Arsenali shkatërron BATE-n në ndeshjen e fundit të grupeve të Ligës së Evropës (Foto/Video)

Arsenali ka fituar me rezultat të thellë 6-0 ndeshjen e fundit të grupeve të Ligës së Evropës ndaj BATE Borisovit.

Sport

07/12/2017 22:59

Topçinjtë i janë kthyer fitoreve në grup duke përmbyllur fazën e grupeve në mënyrë perfekte me një fitore të thellë 6-0 në stadiumin Emirates.


Formacioni fitues i Arsenalit 
(Getty Images)

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 11-të të ndeshjes, ku ishte mbrojtësi francez, Mathieu Debuchy, i cili shënoi një supergol për epërsinë 1-0.


Debuchy shënoi një gol të bukur
 (Getty Images)

Deri në fund të pjesës së parë Arsenali arriti t’i shënoj edhe dy gola, ku ai i dyfishimit të epërsisë erdhi në minutën e 37-të dhe u shënua nga Theo Walcott.

Në minutën e 43-të erdhi goli i epërsisë 3-0 me shënues Jack Wishlere, i cili dërgoi skuadrat në pushim me një gol të bukur.

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të Topçinjve, të cilët edhe në këtë fragment shënuan tre gola, ku i pari erdhi në minutën e 51-të pas autogolit të Denis Polyakov.

Lojtarët e dëshpëruar të BATE-s (Getty Images)

Luhej minuta e 64-të kur Arsenali shënoi golin e epërsisë 5-0 dhe shënues ishte francezi Olivier Giroud, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Festa e veçantë e Giroudit (Getty Images)

Golin i fundit u shënua nga mesfushori egjiptian, Mohamed Elneny, i cili shënoi një supergol për rezultatin përfundimtar 6-0.

Kështu, Arsenali kalon tutje si i pari në grupin H me 13 pikë, ndërsa nga ky grup me vend të dytë kalon Crvena Zvezda me nëntë pikë të mbledhura. /Telegrafi/