Arsenali rikuperon Kallstromin

Tifozët e Arsenalit së shpejti mund të shohin paraqitjen e parë të përforcimit të janarit, Kim Kallstrom. Reprezentuesi danez iu bashkua gjigantit londinez në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, mirëpo ende nuk ka bërë asnjë paraqitje për shkak të një lëndimi në shpinë. Mirëpo, ai është shumë pranë rikuperimit dhe mund të…

Sport

06/03/2014 10:11

Tifozët e Arsenalit së shpejti mund të shohin paraqitjen e parë të përforcimit të janarit, Kim Kallstrom.

Reprezentuesi danez iu bashkua gjigantit londinez në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, mirëpo ende nuk ka bërë asnjë paraqitje për shkak të një lëndimi në shpinë.

Mirëpo, ai është shumë pranë rikuperimit dhe mund të jetë rezervist në duelin kundër Evertonit të shtunën në FA Cup.

Nëse ballafaqimi me Evertonin vjen shumë herët, atëherë 31-vjeçari Kallstron shpreson të jetë i gatshëm për lojë kundër rivalit londinez, Tottenham, një javë më vonë.

Kallstrom ende nuk ka bërë asnjë paraqitje të vetme për Arsenalin dhe transferimi i tij ka zgjuar kritika ndaj menaxherit Arsene Wenger.