Arsenali po mendon ta kthejë Van Persien

Arsenal po punon për ta rikthyer ish kapitenin Robin van Persie, në fund të sezonit. Sulmuesi holandez, i cili mendohej se mund ta mbyll karrierën në Manchester United, u ka thënë privatisht miqve dhe familjes se po mendon ta lë Old Traffordin gjatë verës. Dhe tash, raporimet e fundit nga Holanda e përmendin një rikthim…

Sport

28/02/2014 10:30

Arsenal po punon për ta rikthyer ish kapitenin Robin van Persie, në fund të sezonit. Sulmuesi holandez, i cili mendohej se mund ta mbyll karrierën në Manchester United, u ka thënë privatisht miqve dhe familjes se po mendon ta lë Old Traffordin gjatë verës.

Dhe tash, raporimet e fundit nga Holanda e përmendin një rikthim sensacional në Arsenal të futbollistit, ndërsa menxheri Arsene Wenger është i hapur për këtë ide, duke e kthyer sulmuesin në Londër.

Gjithashtu, mediat britanike shkruajne se trajneri francez është takuar me menaxherët e holandezit, për ta shqyrtuar mundësinë e rikthimit të tij në Emirates Stadium.

Arsenali shpreson ta marrë përfaqësuesin holandez për një shifër më të ulët në krahasim me atë që e shitën tek ‘Djajtë e Kuq’, por edhe që futbollisti të pranojë t’i zvogëlohet rroga.

Wenger po e kërkon një sulmues të klasit botëror gjatë verës dhe ka refuzuar të flasë, kur është pyetur nëse bëhet fjalë në të vërtetë për Van Persien.