Arsenali ‘përforcon’ Man Utd-in

Manchester United është i gatshëm të shpenzojë rreth 15 milionë euro për transferimin e qendërmbrojtësit të Arsenalit, Thomas Vermaelen.

Sport

02/08/2014 17:49

Menaxheri i ri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal ka pranuar se klubi mund të mbyll aktivitetin në afatin kalimtar të verës, sa i përket përforcimeve.

Mirëpo, e përditshmja britanike “The Guardian” raporton se gjiganti nga Old Trafford është i gatshëm të paguajë rreth 15 milionë euro për transferimin e mbrojtësit të Arsenalit, Thomas Vermaelen.

Reprezentuesi belg do të largohet nga Emirates gjatë këtij afati kalimtar të verës dhe kërkohet nga United që ka humbur dy qendërmbrojtës me përvojë si Nemanja Vidic dhe Rio Ferdinand që tashmë janë larguar nga klubi.