Arsenali pa tre yje ndaj WBA

Arsenali nuk do të mund të llogarisë pa tre futbollistët e rëndësishëm, Chamberlain, Wilshere e Gibbs, për ndeshjen e fundjavës ndaj WBA-s. Treshja nuk është gati ende për t’u rikthyer në fushën e blertë.

Sport

01/05/2014 23:36

Arsenali do të jetë pa Alex Oxlade-Chamberlain, Jack Wilshere e Kieran Gibbs për ndeshjen e së dielës ndaj West Bromëich Albion, ka konfirmuar Arsene Wenger.

Wilshere ka pësuar një frakturë të lehtë në këmbën e tij, në ndeshjen ndërmjet Anglisë dhe Danimarkës, të zhvilluar më 5 mars.

Oxlade-Chamberlain po vuan nga një lëndim në ijë, kurse mbrojtësi i majtë Gibbs ka probleme me nyjën e këmbës.

“Gibbs është kthyer në qendër të fitnessit, por nuk është ende pjesë e grupit të stërvitje. Ëilshere e Oxlade-Chamberlain nuk janë ende gati”, deklaroi Wenger për uebfaqen zyrtare të klubit.

“Alex për momentin është duke bërë tretman dhe nuk po ushtron. Është mjaft e vështirë ta japim një periudhë se kur mund të kthehet ai”, përfundoi trajneri francez.