Arsenali ofertë për Cavanin

Media angleze kanë filluar të raportojnë se Arsenali është duke përgatitur një ofertë për sulmuesin e PSG-s, Edinson Cavanin.

Sport

20/09/2014 17:19

Siç raporton Daily Express, mësojmë se Arsenali pritet që gjatë janarit, të bëj një ofertë për shërbimet e Cavanit.

Mësohet se sulmuesi nuk është i lumtur në PSG, pasi trajneri Laurent Blanc nuk po e vendos atë në pozitën e duhur.

Cavani shpesh po luan në anën e majtë të sulmit, gjë kjo e cila nuk i pëlqen atij.

Transferimi i Welbeck te Arsenali, duket të jetë si transferim i dështuar dhe për këtë arsye tashmë Gunners janë të gatshëm të ofrojnë para të majme për sulmuesin e PSG-s.