Arsenali nuk i trembet askujt

Arsene Wenger beson se fitorja e Arsenalit në Bayern Munich sezonin e kaluar i ka dhënë ekipit besim se mund të triumfojnë kudo si mysafir. Gjiganti londinez u takua me superfuqinë bavareze në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve dhe udhëtoi në Allianz Arena për ndeshjen e kthimit pas humbjes 3-1 në shtëpi. Mirëpo, golat…

Sport

17/09/2013 19:00

Arsene Wenger beson se fitorja e Arsenalit në Bayern Munich sezonin e kaluar i ka dhënë ekipit besim se mund të triumfojnë kudo si mysafir.

Gjiganti londinez u takua me superfuqinë bavareze në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve dhe udhëtoi në Allianz Arena për ndeshjen e kthimit pas humbjes 3-1 në shtëpi.

Mirëpo, golat nga Olivier Giroud dhe Laurent Koscielny i dhanë Arsenalit fitoren 2-0 që megjithatë nuk u mjaftoi atyre pasi u eliminuan në bazë të golit që pranuan në shtëpi.

Por, Wenger beson se ajo fitore – që ishte e para prej nëntë të njëpasnjëshmëve si mysafir – do t’i ndihmojë ekipit para udhëtimit te Olympique Marseille të mërkurën.

“Ajo që ndodhi atë natë ishte se në ishim në një pozitë ku pritej të humbnim duke pësuar debakël. Por, nuk kishim çka të humbnim, dhe vendosëm të shkojmë përpara të tentojmë të bëjmë diçka. Në fund ishim shumë afër t’i eliminonim. Në përgjithësi besoj se ajo fitore na ka shtuar besimin për ndeshjet si mysafir. Nëse mund të shkojmë në Munich dhe fitojmë, pse të mos e bëjmë kudo tjetër?”, deklaroi Wenger për magazinën Arsenal Player.