Arsenali nuk është vendimtar

Jose Mourinho ka mohuar rëndësinë e përballjes së Chelseas me Arsenalin, duke insistuar se rezultati nuk do të jetë vendimtar për sezonin. Blues udhëtojnë tek lideri të hënën e ardhshme ku fitorja do t’i ngrish në krye të Premierligës, pasi aktualisht kanë dy pikë më pak se skuadra e Arsene Wengerit. Por, edhe pse humbën…

Sport

16/12/2013 20:49

Jose Mourinho ka mohuar rëndësinë e përballjes së Chelseas me Arsenalin, duke insistuar se rezultati nuk do të jetë vendimtar për sezonin.

Blues udhëtojnë tek lideri të hënën e ardhshme ku fitorja do t’i ngrish në krye të Premierligës, pasi aktualisht kanë dy pikë më pak se skuadra e Arsene Wengerit.

Por, edhe pse humbën mundësinë ta tejkalojnë Arsenalin para periudhës së ngjeshur festive, Mourinho nuk beson se rezultati i përballjes së javës së ardhshme do të jetë vendimtar në rrjedhën e sezonit.

“Më pëlqen fakti se do të shkojmë atje me këtë distancë mes nesh, sepse na sjell më tepër përbërës në ndeshje. Megjithatë, nuk mendoj se në këtë ligë do të bëhet ndeshje vendimtare, nëse e lejmë Arsenalin me pesë pikë diferencë në ligë”, deklaroi Mourinho.

“Nuk mendoj se është një dallim i madh mes ekipeve se çka do të ndodh në vazhdim sepse liga këtë sezon është e këtillë”, përfundoi ai.