Arsenali me vetëm një sulmues

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka mbetur me vetëm një sulmues në dispozicion për ndeshjen kundër Sunderlandit të shtunën në Stadium of Light, në kuadër të xhiros së katërt të Premierligës. I riu Yaya Sanogo ka pësuar një lëndim gjatë angazhimit me përfaqësuesen U-21 të Francës dhe Wenger aktualisht mund të llogarit vetëm në francezin…

Sport

11/09/2013 10:45

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka mbetur me vetëm një sulmues në dispozicion për ndeshjen kundër Sunderlandit të shtunën në Stadium of Light, në kuadër të xhiros së katërt të Premierligës.

I riu Yaya Sanogo ka pësuar një lëndim gjatë angazhimit me përfaqësuesen U-21 të Francës dhe Wenger aktualisht mund të llogarit vetëm në francezin Olivier Giroud.

Sanogo do t’i nënshtrohet terapisë intensive në qendrën stërvitore të klubit në London Colney në përpjekje të rikuperohet me kohë për vizitën te Sunderlandi, që pritet të jetë edhe ndeshja kur për Arsenalin do të debutojë përforcimi i ri Mesut Ozil, i ardhur nga Real Madrid gjatë verës për 45 milionë euro.

Lukas Podolski mund ta zëvendësojë Giroudin, por gjermani do të mungojë për tre muaj për shkak të një lëndimi kurse Nicklas Bendtner – të cilin klubi e vuri në shitje gjatë verës – është larg nga forma e kërkuar fizike.