Arsenali, më afër Championsit

Arsenali e ka bërë një hap përpara drejt fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Londinezët e kanë nxjerr një barazim në Turqi ndaj Besiktasit. As Napoli nuk arriti më shumë se një barazim në shtëpi.

Sport

19/08/2014 23:42

Arsenali e ka nxjerr një barazim në shtëpi të Besiktasit, në ndeshjen kualifikuese për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Londinezët barazuan pa gola, 0:0 dhe shihen favoritë për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.

Napoli nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Athletic Bilbaos në shtëpi, 1:1, ndërsa Bayer Leverkuseni fitoi në shtëpi Kopenhagenit, 3:2, ndërsa Steaua Bucuresti e mundi Ludogorets Razgradin, 1:0.

Rezultatet

Besiktas – Arsenal 0:0

Kopenhagen – Bayer Leverkusen 2:3

Salzburg – Malmo 2:1

Steaua Bukuresti – Ludogorets Razgrad 1:0