Arsenali kërkon kompensim për Wilsheren

Arsenali është i gatshëm të kërkojë kompensim prej 600 mijë funtesh nga Federata e Futbollit të Anglisë pas lëndimit të pësuar nga Jack Wilshere në detyrë ndërkombëtare. Wilshere do të mungojë për gjashtë javë pasi theu këmbën në duelin miqësor kundër Danimarkës të mërkurën, pas një dueli me mbrojtësin e Liverpoolit, Daniel Agger. Por, derisa…

Sport

07/03/2014 10:09

Arsenali është i gatshëm të kërkojë kompensim prej 600 mijë funtesh nga Federata e Futbollit të Anglisë pas lëndimit të pësuar nga Jack Wilshere në detyrë ndërkombëtare.

Wilshere do të mungojë për gjashtë javë pasi theu këmbën në duelin miqësor kundër Danimarkës të mërkurën, pas një dueli me mbrojtësin e Liverpoolit, Daniel Agger.

Por, derisa ylli i Arsenalit ka pranuar se ai vendosi të vazhdonte ndeshjen pas duelit, klubi londinez raportohet se kërkon kompensim për dëmtimin e tij.

Sipas tabloidit The Sun, Arsenali kërkon 600 mijë funte për lëndimin e tij, që rrezikon ta lë Wilsheren jashtë fushës për pjesën e mbetur të stinorit, nëse nuk reagon mirë ndaj tretmanit.

FA paguan kompensime për lëndime të pësuara në detyra ndërkombëtare, por ndjeshmëria e rastit nuk nënkupton se paratë janë të garantuara.