Arsenali kërkon De Gean

Arsenali kërkon një portier të ri dhe menaxheri Arsene Wenger do të tentojë blerjen e yllit të Manchester Unitedit, David de Gea, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

10/05/2014 12:26

Arsenali një zëvendësues të Wojciech Szczesnyt dhe nga Anglia qarkullojnë spekulime rreth interesimit të menaxherit Arsene Wenger për portierin e Manchester Unitedit, David de Gea.

Portieri 23-vjeç, ka kontratë me Manchester Unitedin deri më 2016, dhe vështirë se do të largohet nga Old Trafford gjatë afatit kalimtar të verës.

Mirëpo, gjiganti londinez prapë do të tentojë ta joshë për t’u transferuar në Emirates Stadium, për faktin se skuadra do të garojë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, për dallim nga Manchester United që kaloi një stinor dëshpërues dhe do të mungojë në garën elite të klubeve kontinentale.

Më herët gjatë javës, De Gea u shpall futbollisti më i mirë i vitit në Manchester United.