Arsenali kërkon Alvesin dhe Pedron

Arsenali është i interesuar për transferimin e dyshes së Barcelonës, Dani Alves dhe Pedro, pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.

Sport

11/11/2014 09:24

Arsenali është i gatshëm të paguajë 38 milionë euro për transferimin e dyshes së Barcelonës, Dani Alves dhe Pedro.

Tabloidi britanik “Daily Express” ka bërë të ditur se menaxheri i gjigantit londinez, Arsene Wenger është i interesuar për mbrojtësin brazilian dhe sulmuesin spanjoll për të përforcuar skuadrën e tij pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.

Alves ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij në Camp Nou, kurse Pedro po ashtu pritet të largohet nga Barcelona për shkak të hapësirës së kufizuar për lojë në formacionin bazë të trajnerit Luis Enrique, pas ardhjes së Luis Suarezit nga Liverpool, gjatë afatit kalimtar të verës.