Arsenali, kampion me lëndime (Foto)

Arsenali është skuadra me fatin më të keq në Premierligë. Gjiganti londinez ka pësuar 888 lëndime nga viti 2002, më shumë se cilado skuadër tjetër në elitë.

Sport

04/10/2014 14:37

Shumica e tifozëve të futbollit ankohen se skuadra e tyre ka fat të keq, por pak kush mund të ketë një arsye më të fuqishme se përkrahësit e Arsenalit.

Gjiganti londinez shpeshherë ankohet në numrin e madh të futbollistëve të lënduar dhe se kjo i ka pamundësuar të luftojë për titull të kampionit në Premierligë.

Dhe, një grafikë u jep arsye. Nga viti 2002, Arsenali ka pësuar 888 lëndime të ndryshme, larg më tepër se cilado skuadër tjetër. Manchester United ëhstë në pozitën e dytë por me gati 100 lëndime më pak.

Tifozët e Arsenalit nuk do të befasohen se 40 nga 888 lëndimet e llogaritura i takojnë mesfushorit francez Abou Diaby.