Arsenali ka frikë, Ozil  mund të transferohet te ky super klub

Arsenal frikësohet se Bayern Munich do të bëjë përpjekje për transferimin e mesfushorit Mesut Ozil, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

28/05/2016 09:18

Mesut Ozil ka thënë se është i lumtur në Arsenal.

Mirëpo, “Gunners” frikësohen se ai prapë mund të largohet nga klubi për në Bayern Munich.

Kampioni i Bundesligës thuhet se është i interesuar për blerjen e reprezentuesit gjerman, gjatë afatit kalimtar të verës, ka bërë të ditur tabloidi britanik “The Sun”, përcjell “Lajmi.net”.

Ozil ka thënë se nuk dëshiron të negociojë për kontratën e re në Arsenal deri pas “Euro 2016”.

Dhe, kjo i ka dhënë shpresë Bayernit për transferimin e tij në “Allianz Arena”.