Arsenali humb Ozilin

Arsene Wenger ka njoftuar se Mesut Ozil do të mungojë për “së paku disa javë” pas lëndimit që pësoi në barazimin 1:1 me Bayern Munichun të martën. Mesfushori u zëvendësua pas përfundimit të pjesës së parë të duelit të kthimit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, dhe u kontrollua nga doktori i Gjermanisë,…

Sport

12/03/2014 08:23

Arsene Wenger ka njoftuar se Mesut Ozil do të mungojë për “së paku disa javë” pas lëndimit që pësoi në barazimin 1:1 me Bayern Munichun të martën.

Mesfushori u zëvendësua pas përfundimit të pjesës së parë të duelit të kthimit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, dhe u kontrollua nga doktori i Gjermanisë, Hans Muller Wohlfahrt.

Ai e konfirmoi lëndimin dhe Wenger ka pranuar pas ndeshjes se Ozil do t’i mungojë Arsenalit në ndeshjet e ardhshme kundër Tottenhamit, Chelseas dhe Manchester Cityt.

“Ai ka një problem që duket serioz”, deklaroi Wenger.

“Nuk e di se për sa do të mungojë. Sigurisht, nuk do të luajë kundër Tottenhamit. Duhet të bëjmë analiza tjera dhe të shohim se cila është shkalla e dëmtimit, por ai do të mungojë për së paku disa javë. Shpresojmë të mos jetë shumë keq”.

Arsenali takohet me Tottenhamin të dielën para se të ndeshet me Chelsean më 22 mars, Swansean me 25 dhe Cityn më 29.