Arsenali, fitore për vend të katërt

Arsenali e ka shënuar një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Ëest Ham Unitedit me rezultat 3:1, në ndeshjen e mbetur të Premierligës angleze. Ekipi i Arsene Wengerit ia doli ta përmbys avantazhin fillestar të kundërshtarit, duke shënuar tri herë në vazhdim të ndeshjes. Udhëtuesit kanë kaluar në avantazh në minutën e 40-të me anë të…

Sport

15/04/2014 21:36

Arsenali e ka shënuar një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Ëest Ham Unitedit me rezultat 3:1, në ndeshjen e mbetur të Premierligës angleze.

Ekipi i Arsene Wengerit ia doli ta përmbys avantazhin fillestar të kundërshtarit, duke shënuar tri herë në vazhdim të ndeshjes.

Udhëtuesit kanë kaluar në avantazh në minutën e 40-të me anë të Matthew Jarvis, ndërsa Lukas Podolski i barazoi shifrat pas vetëm katër minutash.

‘Topçinjtë’ kaluan në epërsi në minutën e 55-të me anë të Olivier Giroud, ndërsa sulmuesi gjerman Podolski e shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për vendësit në minutën e 78-të.

Falë kësaj fitoreje, Arsenali e rrëmbeu pozitën e katërt në tabelë, por Evertoni, që tash është i pesti, e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.