Arsenali feston pozitën e katërt

Futbollistët e Arsenalit, së bashku me menaxherin Arsene Wenger morën pjesë në ngjarjen vjetore të bamirësisë së klubit, ku edhe festuan përfundimin në pozitën e katërt në Premierligë.

Sport

09/05/2014 00:37

Me asnjë rëndësi të duelit kundër Norwichit të dielën, futbollistët e Arsenalit pa ndonjë ngarkesë u paraqitën në ngjarjen vjetore të bamirësisë, të enjten mbrëma.

Gjiganti londinez sërish ka siguruar pozitën e katërt në Premierligë, duke fituar duelin e javëve të fundit me Evertonin.

Dhe, derisa kanë një finale në FA Cup për të luajtur, me shpresë të përfundojnë pritjen e gjatë për trofeun e parë nga viti 2005, futbollistët e Arsenalit janë relaksuar në ballon e fondacionit të klubit. E udhëhequr nga Dara O’Brien, ngjarja vjetore dukej se shkoi sipas planit.

Argëtuesit përfshirë Rudimental, u ndihmuan nga mesfushori Aaron Ramsey e qendërmbrojtësi Thomas Vermaelen që nuk lanë pa i futur duart në pajisjet e DJ-it.

Arsene Wenger po ashtu mbajti një fjalim, sërish duke konfirmuar dëshirën e tij për të mbetur në klub sezonin e ardhshëm.

Strategu francez ende nuk e ka nënshkruar kontratën e re por besohet se është pranë marrëveshjes së re dyvjeçare.