Arsenali feston me fitore

Arsenali e ka festuar sigurimin e pozitës së katërt në Premierligë me fitore ndaj West Bromwich Albion. Golin e fitores për Topçinjtë e realizoi sulmuesi Olivier Giroud.

Sport

04/05/2014 17:24

Arsenali e regjistroi një fitore relaksuese ndaj West Bromwich Albionit me rezultat minimal, 1:0, duke e festuar njëkohësisht sigurimin e pozitës së katërt në tabelë, e cila i çon ata në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Olivier Giroud e shënoi golin e fitores për ekipin e Arsene Wengerit, i cili të shtunën e siguroi edhe matematikisht pozitën e katërt, pas humbjes së Evertonit në shtëpi nga Manchester City.