Arsenali, favorit për Falcaon

Arsenali është favorit i ri për transferimin e sulmuesit të Monacos, Radamel Falcao. Ylli kolumbian i është ofruar gjigantit londinez por kushton shtrenjtë, 55 milionë funte.

Sport

01/09/2014 08:58

Arsenali është duke bërë përpjekje për transferimin e Radamel Falcaos, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, por ballafaqohet me konkurrencë nga Manchester City.

Ylli kolumbian mund të largohet nga Monaco tani, ndërsa së fundmi i dështoi transferimi në Real Madrid. Tani në garë ka hyrë edhe Arsenali.

Sipas të përditshmes britanike “The Guardian”, Monaco ia ka ofruar sulmuesin Arsenalin duke bërë të qartë se janë të gatshëm ta shesin për 55 milionë funte.

Transferimi i tij në Emirates është i komplikuar pas interesimit nga City, por që është i penguar nga kufizimet e caktuara nga Fair-Play Financiar.

Por, Arsenali shpreson të arrijë marrëveshje derisa kërkon një sulmues pas lëndimit afatgjatë të Olivier Giroud.