Arsenali e harron Suarezin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka insistuar se nuk pendohet për përpjekjet e dështuara për transferimin e sulmuesit të Liverpoolit, Luis Suarez, gjatë verës, dhe konfirmoi se nuk do të paraqet ofertë të re për yllin uruguaian, në të ardhmen. Gjiganti londinez ofroi 40 milionë funte për Suarezin në gusht të vitit të kaluar, por…

Sport

06/02/2014 12:01

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka insistuar se nuk pendohet për përpjekjet e dështuara për transferimin e sulmuesit të Liverpoolit, Luis Suarez, gjatë verës, dhe konfirmoi se nuk do të paraqet ofertë të re për yllin uruguaian, në të ardhmen.

Gjiganti londinez ofroi 40 milionë funte për Suarezin në gusht të vitit të kaluar, por u refuzua nga Liverpool.

Dhe, Suarez pritet të paraqet kërcënimin kryesor për Arsenalin e Wengerit në përballjen e skuadrave në Anfield në kuadër të Premierligës të shtunën.

“Ju nganjëherë keni pendime kur një futbollist që luajti për ju shënon gola kundër jush, ose për dikë tjetër”, deklaroi Wenger.

“Suarez nuk ishte asnjëherë futbollist i yni, është një situatë që nuk u realizua dhe kjo është e tëra”, shtoi ai.

I pyetur nëse Arsenali mund të ringjall interesimin ndaj uruguaianit në të ardhmen, Wenger tha: “Për momentin jo, jo”.