Arsenali e fiton FA Cup, në finale mund Chelsean (VIDEO)

ArsenalI e ka fituar trofeun e FA Cup.

Sport

27/05/2017 20:25

‘Gunners’ kanë mposhtur 2:1 në finale kampionët e Premierligës, Chelseat.

Ndeshjen e zhvilluar në ‘Wembley’, Arsenali e nisi në mënyrën më të mirë, duke kaluar në epërsi që në minutën e 4’, me anë të Sanchez.

Në minutën e 68’, Chelsea mbeti me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të Moses.

Edhe pse me një lojtar më pak, Chelsea barazoi në minutën e 76’, nëpërmjet Costas.

Por titullin e 13-të të FA Cup, Arsenalit ia siguroi Aaron Ramsey, që shënoi në minutën e 79’./Lajmi.net/


Alexis Sanchez Goal HD – Arsenal 1-0 Chelsea 27… by ak-productions


Diego Costa Equalizer GOAL HD – Arsenal 1-1… by taftadarka2016


Aaron Ramsey Goal HD – Arsenal 2-1 Chelsea 27… by arcturusmedia33