Arsenali e demolon Fulhamin

Arsenali ka shënuar fitore të bindëse ndaj Fulhamit.

Sport

07/10/2018 14:50

Skuadra londineze ka fituar 1 me 5 ndaj skuadrës vendase, raportonm “lajmi.net”.

Fillimisht, Arsenali kaloi në epërsi me anë të Lacazettes në minutën e 29’, por që Schurrle i barazoi shifrat (44’), ku me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte e dominuar nga londinezët, që shënuan edhe katër gola.

Lacazette (49’) e shënoi edhe golin e tij të dytë, për ta rikthyer epërsinë, Ramsey (67’) dhe Aubameyang (79’ dhe 90’+1).

Pas javës së tetë, Arsenali gjendet në vendin e tretë me 18 pikë. /Lajmi.net/