Arsenali e bën lojën, Unitedi i merr pikët

Manchester United e ka fituar kryendeshjen e javës në Premierligë.

Sport

02/12/2017 20:26

‘Djajtë e Kuq’ kanë mposhtur 1:3 në udhëtim Arsenalin, në kuadër të xhiros së 15-të.

Vendasit e Arsenalit ishin skuadër më e mirë, por United arriti të shfrytëzojë gabimet në mbrojtjen e tyre, për t’i shënuar golat e fitores.

Linegard me dy gola dhe Valencia me një gol, shënuan për fitoren e Manchester Unitedit.

Golin e vetëm për Arsenalin e shënoi Lacazette./Lajmi.net/