Arsenali do të shfryhet ndaj Man Utd

Alex Oxlade-Chamberlain është zotuar të lë prapa humbjen e rëndë të Arsenalit nga Liverpool, në ballafaqim me Manchester Unitedin të mërkurën. Gjiganti londinez u turpërua 5:1 në Anfield – dhe e humbi pozitën e parë në tabelë nga Chelsea – por Oxlade-Chamberlain është i vendosur t’i kthejë gjërat në vendin e vet kur United të…

Sport

10/02/2014 07:00

Alex Oxlade-Chamberlain është zotuar të lë prapa humbjen e rëndë të Arsenalit nga Liverpool, në ballafaqim me Manchester Unitedin të mërkurën.

Gjiganti londinez u turpërua 5:1 në Anfield – dhe e humbi pozitën e parë në tabelë nga Chelsea – por Oxlade-Chamberlain është i vendosur t’i kthejë gjërat në vendin e vet kur United të vizitojë Arsenalin.

“Ne jemi shumë të dëshpëruar, sidomos me pjesën e parë. E dimë se jemi më të mirë se ajo dhe në këtë kuptim jemi të dëshpëruar”, deklaroi futbollisti i talentuar anglez.

“Por, këto gjëra ndodhin në futboll dhe është përgjegjësi e jona të korrigjojmë këtë. Kemi një mundësi të mirë të mërkurën mbrëma. Kur pësoni një gol aq herët, ju duhet të reagoni në 10-15 minutat e ardhshëm. Ne dështuam të bëjmë këtu dhe duhet të lavdërojmë Liverpoolin që ishte i mrekullueshëm”, përfundoi ai.