Arsenali blen në Real Madrid

Pas sulmuesit Karim Benzema, Arsenali është i interesuar edhe për një tjetër yll të Real Madridit. Los Blancos kërkojnë transferimin e yllit argjentinas, Andel Di Maria, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

16/05/2014 09:55

Përveç sulmuesit Karim Benzema, Arsenali është i interesuar edhe për një tjetër yll të Real Madridit.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle Marca, gjiganti londinez kërkon edhe mesfushorin ofanziv të Los Blancos, Angel di Maria.

Reprezentuesi argjentinas spekulohet se do të largohet nga Santiago Bernabeu gjatë afatit kalimtar të verës pasi ka mbetur me minutazh të kufizuar pas ardhjes së Gareth Bale.

Dhe, Arsenali do të bëjë përpjekje për angazhimin e tij në Etihad, pasi menaxheri Arsene Wenger mendon se ai është futbollisti që mund t’i ndihmojë skuadrës të arrijë më shumë në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve.

Arsenali kërkon përforcime, dhe i kërkon ato në Real Madrid, ku ka shprehur interesim edhe për sulmuesin Benzema, objektiv afatgjatë i Wengerit.