Arsenali, 38 milionë për Alvesin dhe Pedron

Skuadra e Arsenalit është e gatshmë të bëjë një ofertë prej 38 milionë euro për të transferuar dyshen e Barcelonës, Daniel Alves dhe Pedro, të cilët mund të largohen nga Camp Nou.

Sport

11/11/2014 19:20

E përditshmja angleze, Daily Express raporton se Arsenali është i gatshëm të paguajë një shumë prej 38 milionë euro për të transferuar dyshen e Barcelonës, Daniel Alves dhe Pedron.

Të dy këta lojtarë pritet të largohen nga Camp Nou, pasi kontrata e Alvesit me Barcelonën përfundon në fund të sezonit, ndërsa Pedro nuk po arrin të gjej vend në formacionin bazë të skuadrës, që nga arritja e Luis Suarezit.

Emrat e këtyre lojtarëve do të përforconin mjaft shumë Arsenalin, i cili nuk është duke kaluar në një formë shumë të mirë, sidomos kohëve të fundit.