Arsenali, 20 milionë për Sissoko

Skuadra e Arsenalit pritet të jetë sërish tejet aktive në merkaton e janarit, pasi është duke e kërkuar sulmuesin e Newcastles, Moussa Sissokon.

Sport

07/01/2015 10:46

Pas largimit të Podolskit te skuadra e Interit, tani pritet që edhe Yaya Sanogo të largohet, por gjithashtu në formë huazimi.

Veç këtyre largimeve, Arsene Wenger pritet të shpenzojë disa para për përforcimin e skuadrës në repartin defanziv duke mos harruar edhe atë ofanziv.

Së fundmi raportohet se Arsenali ka gati 20 milionë funte për shërbimet e mesfushorit francez të Newcastle, Moussa Sissoko.