Arsenal zgjedh klubin e ri të Sanchezit në rast të largimit nga Emirates (FOTO)

Alexis Sanchez mund të largohet nga Arsenal, pas përfundimit të këtij sezoni.

Merkato

18/04/2017 12:59

Arsenal do ta shesë sulmuesin Alexis Sanchez në Paris Saint-Germain nëse ai refuzon nënshkrimin e kontratës së re.

“The Sun” raporton se në vend të klubeve rivale nga Premierliga, Arsenal dëshiron që kiliani të transferohet në PSG, nëse konfirmohet se dëshiron të largohet nga Emirates Stadium, përcjell “lajmi.net”.

Arsenal ka raporte të mira me klubin francez.

Por, menaxheri Arsene Wenger ende shpreson se Sanchez do të mbetet në Arsenal. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy