Arsenal shet Ozilin në janar, zbulohet klubi i ri (FOTO)

Mesut Ozil ka hyrë në vitin e fundit të kontratës në Arsenal kurse nuk ka shprehur gatishmëri për vazhdimin e saj.

Merkato

03/10/2017 10:23

Mesut Ozil do të largohet nga Arsenal gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mediat angleze raportojnë se klubi londinez ka vendosur ta shesë yllin gjerman në muajin e parë të vitit 2018.

Ozil ka hyrë në vitin e fundit të kontratës në Arsenal kurse nuk ka shprehur gatishmëri për vazhdimin e saj, përcjell “lajmi.net”.

Favorit i ri për transferimin e tij është skuadra italiane, Inter.

Kontaktet e para pritet të fillojnë në muajt e ardhshëm. /Lajmi.net/